Pavarësisht ndërgjegjësimit mbi rreziqet që drogat paraqesin tek individët dhe familjet, numri i përdoruesve vijon të jetë i lartë

.Ne nje lidhje direkte per Star Plus,gazetari Emanuel Smaka na informon se fare pranë gjimnazit “28 Nëntori” gjen gjurmë të përdorimit të drogërave të forta. Shiringat e përdorura për injektim janë pak nga ajo që shihet kudo në lulishten pranë gjimnazit. Të rinj të shumtë kanë zgjedhur pikërisht këtë pjesë të pandriçuar në qytet për t’iu shmangur kontrolleve të mundshme. Policia e Rendit patrullon çdo natë në zona të ndryshme të pedonales “Kolë Idromeno”, por as kjo nuk ka ndikuar në përmirësimin e situatës. Ndriçimi i kësaj zone do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për të evituar përdorimin masiv të lëndëve narkotike në zonë.

Artikulli paraprakVAZHDON PRESIONI QYTETAR KUNDËR QEVERISË RUMUNE
Artikulli tjetërDIGJITALIZIMI I SHËRBIMEVE, TRAJNIM ME PUNONJËSIT SOCIAL