Triumfon skuadra e teknikut Cungu.

Vllaznia ka siguruar mbijetesën. Kuqeblutë kanë fituar 2-0 ndaj tërbunit duke mbyllur llogaritë për këtë sezon. Kanë mjaftuar dy gola në pjesën e parë me Shtubinën që përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe Cicmil që godet fuqishëm me kokë duke lënë të qetë kuqeblutë që në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë më rrezikshëm është shfaqur Tërbuni ndërsa edhe Vllaznia pati raste të tjera shënimi. Vllaznia ndeshjen e ardhshme do ta luaj ndaj Tiranës në kryeqytet dhe më pas pret Bylisin në ndeshjen e fundit, sfida të cilat shkodranët kanë luksin t’i luajnë pa presionin e diskutimit të mbijetesës. Tashmë është koha që drejtuesit e Vllaznisë të nisin e të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

/ Star Plus TV /

 

Artikulli paraprakFOTOLAJM – VLLAZNIA-TËRBUNI, JA FORMACIONI ZYRTAR I ARMANDO CUNGUT
Artikulli tjetërDITA E EVROPËS, JA AXHENDA E AKTIVITETEVE TË NESERME NË SHKODËR