Njoftimi i policise: Më datë 17.06.2017, rreth orës 21:00 kemi marrë njoftim se i kanë dëmtuar automjetin shtetasit Gj. P, 55 vjeç, banues në Fierzë, me detyrë kryetar grup seksioni i një subjekti politik dhe kryetar i fshatit Fierzë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor me qëllim verifikimin, kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale për zbardhjen e ngjarjes e identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e kryera në vendngjarje është konstatuar se është dëmtuar automjeti tip Mitsubishi me targe AA 152 LG , të cilit i kanë thyer xhamin e derës së shoferit dhe me mjet prerës i kanë prerë 4 gomat. Shtetasi Gj. P, ka deklaruar se automjetin e tij ka tre ditë të parkuar në afërsi të shkollës në Fierzë dhe nuk ka dijeni se kur mund të ketë ndodhur, por dëmtimin e automjetit e ka konstatuar mbrëmjen e datës 17.06.2017. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet proceduriale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË VAU DEJËS. POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërKOSOVA PRET TË PRANOHET NË INTERPOL GJATË SHTATORIT