Pas publikimit ne media te lajmit se Kreu i PD ne Shkoder, Ramiz Çobaj ka qene pjese e Sigurimit te Shtetit, ky i fundit ka reaguar ne faqen e tij zyrtare ne Facebook duke deklaruar se ky lajm eshte i rreme.

Postimi i plote:

SQARIM: Sot disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit. Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë. Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpermjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit. Sqarimin më të plotë do e jap nëpërmjet ripublikimit të CV-së time.

Artikulli paraprak“MESSENGER” VË NË PRANGA 27 VJEÇARIN
Artikulli tjetërHELMOHEN 10 PUNONJËSE NË FABRIKËN E KËPUCËVE