Deklarata e Policisë Shkodër:

Më datë 19.09.2016, rreth orës 11.30, është marrë njoftimi se në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i plagosur me armë të ftohtë (thikë) një shtetas. Menjëherë në vendngjarje në Lac-Vau Dejës, Bashkia Vau i Dejës ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi K.P. 42 vjeç, banues në Laç Vau Dejës – Shkodër, i cili ndodhet në spital në kujdesin e nevojshëm të mjekëve si pasojë e një konflikti verbal të çastit me një shtetas tjetër për motive të dobëta që ka agravuar në përdorimin e armës së ftohtë (thikë). Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga efektivët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P Shkodër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar konkretisht shtetasi : Lazer Gega, 45 vjeç, banues në Laç Vau Dejës , i cili u arrestua në flagrancë. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRUBIN HEBAJ, SULMUESI I VLLAZNISË QË PO SHKËLQEN
Artikulli tjetërKAPET 28.7 KG KANABIS NE QAFE THANE,ARRATISEN TRAFIKANTET