Pukë Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Nga shëbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz, në vijim te punës së tyre për kapjen e shtetasve në kërkim dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me datë 13.02.2017 u bë i mundur ndalimi i shtetasit: * Bardhok Gjergji, 43 vjeç, banues në Fushë Arrëz Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse, me datë 12.02.2017, në qendër të fshatit Dardhë, për motive pronësie, ka goditur me mjete te forta prerëse shtetasit Gj. P, 42 vjeç, dhe Z. P, 39 vjeç, (vëllezër) të dy banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje ” dhe “Prishje e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 90 dhe 274 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNDIHMA PËR FAMILJEN NË NEVOJË,MYFTINIA SHKODËR THIRRJE INSTITUCIONEVE TË KONTRIBOJNË
Artikulli tjetërTONIGHT – 14.02.2017