Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër.
I plagosur është shtetasi Gëzim Bici, 50 vjeç. 50 vjeçari ka marrë dy plumba, në qafë dhe dorë dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e plagosjes.