Malësi e Madhe Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër.

Më datë 02.06.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në fshatin Vuçë, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur ““Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi Smajl Vuçaj, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcele me siperfaqe 225 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Smajl Vuçaj, 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe. Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi: P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e “Moskallëzimi i krimit” te parashikuara nga nenet 284 e 300 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJERMANI, EVAKUOHET KONCERTI PAS ALARMIT PËR SULM TERRORIST
Artikulli tjetërIRLANDA ZGJEDH NJË KRYEMINISTËR HOMOSEKSUAL