Më datë 07.06.2016 Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan dhe asgjesuan 990 (nëntëqind e nëntëdhjetë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis Sativa

me gjatësi 50 cm në vendin e quajtur Hundez dhe Kodra e Shëngjergjit, në fshatin Mazrrek, Guri i Zi, Shkodër. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, BUXHET VETËM PËR 5 FUTBOLLISTË CILËSOR
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS, NË “TONIGHT STAR PLUS”