Vijon Operacioni “Blici Rrugor” Aksioni vetëm për vendosjen e rripit të sigurimit.
Policia e Shtetit po zhvillon në mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni ka nisur në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 14:00 . Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat. Sot jane angazhuar rreth 780 punonjës Policie në total. Jane ngritur dhe po funksionojnë 165 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor