Në datë 4 Nëntor 2016 në orët e mbrëmjes në kuadër të një operacioni rajonal Antiterror të zhvilluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga strukturat e specializuara të luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit janë ndaluar 4 shtetas shqiptarë si dhe janë shoqëruar 16 shtetas të tjerë, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë.

Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan. Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit: Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër. B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër. E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër. M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë. Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme. Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal. Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakEKSLUZIVE/ SHKODRANI SHKRUAN NGA FRANCA PËR KUSHTET E EMIGRANTËVE
Artikulli tjetërPËRMET, ZBULOHEN DY KAPANONË ME DROGË, DY PERSONA NË KËRKIM