Pukë 01.04.2016 Njoftim Paraprak

Më datë 01.04.2016 jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Pukë se ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi me iniciale M. V. 53 vjeç, banues në fshatin Luf, Pukë, me dëmtime në pjesën e kokës, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi I mësipërm është konfliktuar fizikisht me mjete të forta (levë) për motive të dobëta me shtetasin N. Rr. 41 vjeç banues në Lezhë. Shtetasi N. Rr. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë. Grupi hetimor po punon e sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Në përfundim do të dërgohet informacioni i plotë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakHETIME PËR PASURINË E ADRIATIK LLALLËS
Artikulli tjetërSTRAZIMIRI DORËZOI ARMË TJETËR NË POLICI?