Njoftimi i Policisë Shkodër:
“Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë mes dy shtetasve. Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në datë 01.08.2016 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ndue Marvataj, 39 vjeç, banues në Kabash, Pukë. Konkretisht në date 31.07.2016 është njoftuar Salla e Komandimit të Komisariatit Pukë, se mes shtetasit Ndue Mervataj dhe shtetasit A. B ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit. Menjëherë nga forcat policore është vlersuar maksimalisht situata, janë marrë menjëherë masa dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Ndue Marvataj për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.B, 44 vjeç, banues në Pukë. Gjatë kontrollit të banesës shtetasit Ndue Mervataj i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56 me një krehër me 20 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale ” Kanosje” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.”
/ Star Plus TV /