Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta do të zhvillojnë pasditen e sotme një takim.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 te Vila Qeveritare. Në fokus të takimit mes Ramës dhe Metës do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Reforma në Drejtësi. Mbledhjes krahas krerëve të grupeve parlamentare Ruçi dhe Vasili, do t’i bashkohet edhe Spartak Braho. Aleatët do të ulen përballë njëri-tjetrit për të pleqëruar mbase qëndrimin final, pas debatit politik të prodhuar në Kuvend, nga ku Meta duke iu drejtuar opozitës i sugjeroi të depozitojnë në Kuvend variantin për të cilin ajo është dakord dhe t’u nënshtrohet procedurave parlamentare, duke premtuar dhënie prioriteti.