“SHKODRA TË VOTON KUR PUNON DREJTË, TË NDËSHKON KUR GABON”. Kryetari I Partise Demokratike ne Shkoder, Ramiz Çobaj I eshte pergjigjur kritikeve ndaj rezultateve te PD-se. Ne nje postim ne rrjetet sociale, kryetari I partise Demokratike Ramiz Çobaj citon:
“ Fitorja në Shkodër nuk erdhi as nga “Ambasadoret shëtitës” të Razmës, apo Gjirit të Lalëzit, por nga puna e jashtëzakonshme e strukturave të Partisë Demokratike Dega Shkodër. Shkodra të voton kur punon drejt, kur punon me përkushtim, kur je i vërtetë, ashtu siç edhe të ndëshkon kur gabon, kur nuk respekton dhe kur je larg realitetit……” Ky ka qene komenti I zotit Çobaj, I cili gjithcka ia dedikon strukturave te Partise Demokratike, te cilet me perkushtim dhe vendosmeri sollin nje rezultat te thelle dhe fitues, ne zgjedhjet e 21 Qershorit, qofte ne garen per kryetarin e Bashkise se Shkodres, por edhe ne garen per Keshillin Bashkiak, ku PD e vetme, mposhti koalicionin PS- LSI