Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij nga autoritetet Franceze
Në reagimin e tij, Haradinaj ka thënë se ndjen keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre. Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës,„Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush”. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë! Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”