Ka rinisur mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër.
Në mbledhjen e sotme u diskutua fillimisht për videon e transmetuar mbrëmë në emisionin investigativ “Stop”, ku paraqitej gjendja skandaloze e trajtimit të pacientëve në Qendrën e Zhvillimit Shkodër. Gjatë reagimit të saj, kryebashkiakja Voltana Ademi, tha së asgjë nga ato që janë transmetuar nuk është e vërtetë. Gjithashtu ajo ftoi mediat që ta vizitojnë nga afër gjendjen në këtë institucion për të vërtetuar të kundërtën e atyre që publiku shqiptar pa mbrëmë. Ademi tha edhe se nga ana e Bashkisë Shkodër janë bërë investime për të përmirësuar gjendjen në këto insitucione. Siç thamë më sipër, mbledhja e Këshillit BAshkiak ka nisur sërish, ku këshilltrët po diskutojnë për pikat e rendit të ditës.
/ Star Plus TV /