Diten e djeshme , Ministri i Jashtem Ditmir Bushati ishte i pranishem ne Shkoder per fillimin e punimeve per rikonstruksionin e Ures se vjeter te Bunes.Ne lidhje me kete çeshtje ka reaguar ne faqen e saj ne Facebook , kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi duke theksuar se ajo per te cilen ka nevoje Ura e Bunes eshte nje projekt i plote dhe jo per makiazhin e spektaklit te radhes.

Postimi i plote : Z. Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës. Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon. Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë. Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-idenē per restaurimin e plotë.

Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë. Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!! Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e rradhës!! Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve…

Artikulli paraprakTRUMP MBËSHTET PËRPJEKJET E GJERMANISË DHE FRANCËS PËR MARRËVESHJE TË PAQES NË UKRAINË
Artikulli tjetërKULTIVIMI I DROGËS, POLICIA DHE BASHKIA NDAJNË PËRGJEGJËSITË