Me datë 23.12.2017 nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të metodave speciale të hetimit dhe në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit A. K. si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. Sh. të ndodhur me datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi: Klaudio Koçeku, 25 vjeç , banues në fshatin Grude e Re , Shkodër, vëllai i autorit të ngjarjes. Arrestimi i shtetasit Klaudio Koçeku, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër.

U gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe 2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten: 4 (katër) automatik model 56, 1 (një) Çifte, 1 (një) pushkë snajper me dy fishekë, 6 (gjashtë) krëhëra me fishekë model 56, 1 (një) shkop gome 2 (dy) palë pranga policie, 1 (një) silinciator, 1 (një) thikë dhe 60 fishekë çifte 12 mm, 1 (një) peshore, 10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen egzaminimit balistik.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit Klaudio Koçeku për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuara nga nenet 283, 278, 279, e 280 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVDEKJA E SHQIPTARIT NË FRANCË, META I SHPREH NGUSHËLLIMET FAMILJES
Artikulli tjetërVLORË, ARRESTOHET 36-VJEÇARI QË DHUNOI GRUAN DHE KANOSI ME THIKË VJEHRRIN E KUNATIN