Shkodër Ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar
Në datë 16.06.2017 në hyrje të R.SH në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan u bë e mundur ndalimi i shtetasit në kërkim: Artur Brika, 35 vjeç, banues në fshatin Maminas Durrës, Për këtë shtetas Gjykata Torino Itali me vendim te datës 17.12.2015, e ka denuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 600, i Kodit Penal italian. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.