OPERACIONET JANË ZHVILLUAR NË KOMUNËN POSTRRIBË. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të vijuara nga Efektivët e Policisë së Qarkut Shkodër për evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të bimëve narkotike, gjatë orësve të mesditës këto efektiva kanë zhvilluar një tjetër operacion. Mbi bazën e informacioneve të marra se në fshatin Myselim ishin kultivuar bimë narkotike, është zhvilluar një kontroll i imtësishëm ku janë evidentuar dhe asgjesuar 1140 rrënjë bimë narkotike. Bimët narkotike ishin të kultivuara në parcela të hapura rishtas.

Janë asgjesuar në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor si provë materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale, « Kultivim i bimëve narkotike ». Neni 284 i K.P

Artikulli paraprakPARTIA DEMOKRATIKE: QEVERIA LARG DUART NGA BLUZAT E BARDHA
Artikulli tjetërMIQËSORE LUKSI, SHQIPËRIA HUMBET ME GJERMANINË