Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Lux”.

Ky operacion ka çuar në pranga 11 persona, ndërsa janë sekuestruar, 19 automjete luksoze të cilat kapin shumën e mijëra eurove. Deri tani rezulton se mjetet janë vjedhur në vendet e rajonit e më pas janë trafikuar nëpërmjet Malit të Zi.Të gjitha mjetet kishin hyrë në Shqipëri në vitin 2015 nga Hani i Hotit. Këtë e bëri të ditur në një dalje për mediat Drejtori për Hetimin e Narkotikëve dhe Tarfiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Idajet Faskaj. Ndërsa prokurori i Shkodrës, Anton Martini, tha se po hetohen edhe punonjës të pikës së kalimit të Hanit të Hotit të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHERR NE KUVEND, PALOKA TENTON TË RRAHË BRAÇEN
Artikulli tjetërNJË TELEVIZION FRANCEZ, REPORTAZH PËR SHQIPËRINË