Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimeve.

Të shtëna me armë zjarri si dhe dy shpërthime janë dëgjuar pranë Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, ndërsa raportimet e para flasin për disa të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin. Automjete të shumta emergjencash kanë shkuar për në vendngjarje, ndërsa periferia e aeroportit është bllokuar për kalimin e mjeteve të tjera. Mësohet gjithashtu se janë ndaluar edhe linjat e metrove që të dërgonin në këtë aeroport. Sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit dhe informacionet e para flasin për 10 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur. Mediat flasin se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm kamikaz, pasi dy atentatorët kanë hedhur veten në erë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca te shumta policie.

Artikulli paraprakZBULOHET FANELLAT E REJA TË KOMBËTARES NË KUALIFIKUESET E BOTËRORIT
Artikulli tjetërSULMI TERRORIST NE TURQI, ASNJE SHQIPTAR I LENDUAR