Shtyhet sërish gjyqi ndaj të rinjve Xhoana Hila dhe Erando Qatipit të cilët dyshohen se janë autorët e vrasjes së Angje Hilës, gjyshes së Xhoanës.
Ndërsa më herët gjykata nuk pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që të pandehurit paraqiten seancën e kaluiar.Shkak I shtyrjes është bërë kërkesa që parashtroi avokati mbrojtës i Erandos I cili tha se për cështjen kërkohen prova shkencore të cilat duan kohë që të faktohen për shkak të kompleksitetit që paraqet ngjarja.Në të njëjtën linjë me mbrojtjen ishte edhe Prokurori I cështjes Xhevahir Lita I cili kërkoi nga gjykata që të marrë parasysh kërkesën e mbrojtjes.Kështu trupi gjykues I kryesuar nga Luveda Dardha vendosi për të katërten herë radhazi shtyerjen e seancës për në datën 17 Maj ku pritet një vendim përfundimtar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkurtin e 2015-ës në banesën e 82- vjecares Angje Hila ndërsa u zbulua dhe u zbardh pas tre muajsh nga policia e Shkodrës e cila prangosi si autorë 27 vjecarin-Erando Qatipi dhe 32 vjecaren Xhoana Hila mes të cilëve kishte lidhje dashurie.Ata dyshohen se mbyten me jastek të moshuarën e më pas i grabitën sendet me vlerë që kishte në banesë.
/ Star Plus TV /