Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm.

Ministria e Brenshme përmes një njoftimi për mediat bën me dije së në gadishmëri për përballimin e situatës janë trukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH Ministria e Punëve të Brendshme thotw se sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites. “Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme njofton çdo shtetas që t`u bindet lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, ashtu siç parashikohet edhe në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’. Gjithashtu bëjmë thirrje të minimizohen lëvizjet e panevojshme, kurse prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe etj.. Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masat e parashikuara për të tilla raste, duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës. Janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH etj. Janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale. U është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.

Artikulli paraprakMberrin autori i vrasjes se dyfishte Esat Dushaj ne policine e Shkodres
Artikulli tjetërDANI: SITUATA NGA RESHJET E SHIUT MUND TË PRECIPITOJË