Situata e rrugëve për shkak të motit, si me poshtë vijon:
Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.
• Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore – Theth është i bllokuar.
• Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.
• Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.
• Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në banesat.
• Aksi Fushë Arrëz-Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.
• Të bllokuar janë edhe akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ,Qafë Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.
• Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.
• Në Malësi e Madhe segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.
• Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.
• Vështirësi qarkullimi ka në Urën e Spatharit, në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë.