Ishte Hamdi Salihi ai që shënoi dy herë për korçarët. Sulmuesi shkodran shënoi fillimisht në minutën e 50-të pas një asisti të marrë nga Latifi dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 70-të nga pika e bardhë e penalltive. Skuadra e Skënderbeut pati edhe disa raste të tjera të pastra për të shënuar, por nxitimi i futbollistëve dhe fati iu mohuan këtë. Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në “Elbasan Arena” dhe nëse korçarët ruajnë avantazhin e 2 golave që morën këtë mbrëmje në Moldavi, kalojnë në fazën “play off”, ku do të jenë skuadrat e kualifikuara në këtë tur dhe vendet e 3 dhe të 4 të kampionateve më të rëndësishme europiane. Cilido qoftë kundërshtari, një gjë është e sigurtë; nëse Skënderbeu kalon Milsamin, më e pakta është që do ta shohim në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe mrekullia; në grupet e Ligës së Kampionëve. Ndërsa golin e dytë u shënuar 18 minuta nga fundi i takimit nga pika e bardhë e 11- metërshit. Arbitri dha penallti pasi një prej lojtarëve të ekipit moldav preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.Kampionët e Shqipërisë kanë arritur një fitore të rëndësishme jashtë fushe në fazën e dytë të Champions League. Skënderbeu ka mundur 2-0 ekipin moldav të Milsamit dhe dy gola të shënuar nga Hamdi Salihi. Golin e parë shkodrani e realizoi në fillimin e pjesës së dytë. Pas një kombinim përfekt i kapitenit Shkëmbit me Latifin ky i fundit ka pasuar për Salihin i cili ndodhet në zone nga ku godet menjëherë duke e çuar topin në rrjetë.Do të duhen dhe 90 minuta lojë në ndeshjen e kthimit për të mësuar se cili ekip do të kalojë në fazën tjetër të Champions-it, por me këtë fitore korçarët kanë hedhur një hap të madh drejtë kualifikimit.Nëse e arrijnë këtë, atëherë kampionët e Shqipërisë do të siguronin pjesëmarrjen në fazën në grupet të Europa League nëse nuk kalojnë fazën tjetër në Champions League, pasi në një rast të tillë sezonin e kaluar mund ta shohim dhe në fazën finale në Champions.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN ARSENAL ARMËSH NË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetërVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR