E diela është dita e preferuar e javës për pushime dhe tani që temperaturat janë rritur ndjeshem, shkodranët e jo vetëm e shfrytëzojnë këtë ditë pushimi për të ju drejtuar bregdetit të Velipojës.

E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë kësaj të diele, por reshjet e rëna gjatë pasdites kanë rikthyer të gjithë pushuesit njëherësh, duke shkaktuar një kaos në qarkullim. Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i bllokuar prej një ore si pasoje e trafikut të rënduar. Këtë gjë e bëjnë të ditur qytetarët të cilët kanë dërguar disa foto në redaksinë e Star Plus. Edhe pse patrullat e policisë rrugore janë të shpërndara përgjatë gjithë këtij aksit, situata në qarkullim për më shumë se një orë është paralizuar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“EURO 2016”, FRANCA KALON NË ÇEREKFINALE
Artikulli tjetërCANA I JEP LAMTUMIRËN KOMBËTARES NË NJË MIQËSORE ME KOSOVËN