Transportonte lëndë drusore, por gjatë kontrollit iu gjet një armë brezi pistoletë.
Vihet në pranga 26 vjeçari Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: * Kristaç Kola, 26 vjeç, banues në Shkodër Më datë 31.01.2017, në rrugën e “Livadeve” në Shkodër, ky shtetas u kap duke transportuar 2 m3 lëndë drusore me mjetin kamionçin tip “Toyota” me targë Sh 9959 D, pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet dhe një armë brezi pistoletë me 7 fishekë, dhe sëbashku me mjetin dhe lëndën drusore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga nenet 205 e 278 të Kodit Penal.