Nje aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 12 të së mërkurës në linjën hekurudhore Hani i Hotit – Shkoder, ku treni i mallrave ka përplasur tek Mbikalimi i trenit në Shtoj të Vjetër, Shkodër një automjet, i cili drejtohej nga nje 52 vjec me detyrë punonjës policie dhe me pasagjer djalin e tij shtetasin E. V. 17 vjeç, banues në Hot i Ri, Shkodër.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe djali i tij 17 vjec te cilet po marrin mjekim ne spitalin rajonal te shkodres dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Ky aksident rikthen edhe njehere ne qender te vemendjes mungesen e rojeve ne mbikalimet e trenit, ndërkohe qe vete banoret e zones shprehen se te tilla aksidente regjistrohen shpesh ne kete zone .Edhe pse nje aksident pa viktima fatmiresisht ne jete njerezish, ajo cfare evidentohet eshte fakti i mungeses se rojeve ne mbikalimet e trenit ne Qarkun e Shkodres, nje problem i hasur prej vitesh po rende nuk po gjen zgjidhje