Miratimi i 500 milion lekeve per Vllaznine nuk eshte i vetmi lajm i mire.
Drejtuesit e klubit kane falur gjobat e vendosura pas humbjes qe pesuan me Teuten, gjoba te cilat i kerkoi vete Armando Cungu. Ne bashkepunim me teknikun shkodran administratori Astrit Gjyrezi ka vendosur qe pas fitores me Flamurtarin ti shperbleje lojtaret duke ia falur gjobat. Keshtu fitorja me vlonjatet ka nje vlere te dyfishte sepse perveç tre pikeve lojtaret do te marrin edhe pagat e plote kete muaj dhe jo me nje vlere te zbritur siç u mendua me pare. Perpara ndeshjes me Partizanin tekniku Cungu eshte shprehur se vete lojtaret e kane ne dore qe ti marrin parate mbrapsht nese tregojne seriozitet dhe vendosmeri. Tashme ky premtim nuk ka mbetur vetem fjale sepse klubi ka vendosur qe ti fale gjobat per futbollistet e Vllaznise. Natyrisht qe nje vendim i tille perpara nje ndeshje si ajo ndaj Laçit ne transferte ngroh me shume lojtaret dhe i jep nje motiv me shume per te marre nje rezultat pozitiv qe do ta perforconte pozicionin e Vllaznine ne kampion duke qene sa me larg zones se ftohte ne renditje. Lajmi per faljen e gjobave u eshte komunikuar lojtareve nga vete administratori i klubit Astrit Gjyrezi.
/ Star Plus TV /