Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi ka kanosur një shtetase.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve të gazit, i ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. U., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë njoftim të rremë në Polici.
–
Shkodër/Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje pune në repartin e zdrukthtarisë në në lagjen “Salo Halili”. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.