Në vijim të punës së përbashkët të kryer nga Policia e Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë ditës së djeshme, efektivat e policisë Shkodër, në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të energjisë elektrike.

Si resultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 1.Agim Bekaj, 42 vjeç, banues në Shkodër. Si dhe u bë shpallja në kërkim të dy shtetasve të tjerë , si : 1.I. B. 35 vjeç, banues në Shkodër. 2.A. M. 47 vjeç, banues në Shkodër. Këto shtetas gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policies Shkodër, në bashkëpunim me Specialistë të OSHEE-së, janë konstatuar me rilidhje të energjisë elektrike ku më parë ishte shkëputur nga OSHEE-ja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, “Për rilidhje dhe vjedhje të energjisë elektrike”, neni 137 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakEKSPERTËT HARTOJNË DRAFTIN PËR DREJTËSINË POR PA OPOZITËN
Artikulli tjetërJEP DOREHEQJEN DREJTORI I ALUIZNIT ARDIAN DODANI NE VEND TE DODANIT EMEROHET LUAN HARUSHA