Njoftimi për shtyp i Policisë Shkodër:

“Shkodër.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e një të treti pasi dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “Vjedhjes me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Kanosjes” të kryera në bashkëpunim, dhe konkretisht : •Elis Lekndreaj , 22 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër.•K.L, 17 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër.Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:•F.M, 20 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi Shkodër.Keta shtetas në datë 25.07.2016 në bashkëpunim, në vendin e quajtur fshati Pulaj-Plazh, Njësia Administrative Velipojë-Shkodër kanë kanosur dhe tentuar që ti vjedhin më dhunë automjetin tip , shtetasit N.N, 20 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër.Materialet për këtë hetim i percillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASHA I DËRGON LETËR PRESIDENTIT TË KOMISIONIT TË VENECIAS
Artikulli tjetërMIRATOHEN NDRYSHIMET NË KODIN PENAL PËR ARMËMBAJTJEN PA LEJE