U zhvillua në stadiumin ”Loro Boriçi” sfida midis Vllaznise dhe Flamurtarit, ku ka përfunduar tashmë edhe pjesa e parë me rezultatin 1me 0.
Skuadra shkodrane ka kaluar në avantazh në minutën e 24-t me anë të një goli të shënuar nga Alsid Tafili. Ndërsa goli i dytë u shënua nga lojtari me numrin 17, Rubin Hebaj. Kjo është fitorja e parë e Vllaznisë për këtë sezon, pas dy barazimeve me Kukësin dhe Partizanin.
/ Star Plus TV /