Vllaznia është shpallur sot në mbrëmje kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas triumfit 102-76 arritur ndaj Teutës në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në finalen e katërt play off-it.

Shkodranët mbrojtën titullin fituar vjet, duke triumfuar 3-1 me ndeshje ndaj rivalëve durrsakë. Ky është trofeu i vetëm i Vllaznisë këtë sezon, që pasi humbi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, arriti të rrëmbejë titullin kampion. Një triumf i vështirë por i merituar i ekipit shkodran të trajnerit Gjeçaj, që konfirmohet si skuadra më e mirë, teksa falë punës dhe investimeve arrin të shpallet kampione. Ëndrra e Teutës për t’u shpallur kampione mbeti e tillë, por durrsakët rritën rivalitetin dhe rikthyen tifozerinë. 

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 8900 BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetër“SHKODRA, QYTETI KU DUA TË NDËRTOJ TË ARDHMEN”