Ka mbërritur rreth orës 09:00 në ambjentet e Gjykatës së Shkodrës, shtetasi Luigj Bludaj i cili akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit Gjok Arra, në Gjuraj të Dukagjinit.
Në përfundim të seancës u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin, i cili u vetëdorëzua në polici. Në kërkim është edhe vëllai tjetër, Çesk Bludaj, që akuzohet për bashkëautorësi të krimit edhe pse Luigj Bludaj e ka mohuar këtë gjë përpara forcave policore.
/ Star Plus TV /