Njoftim për Shtyp

Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” gjithashtu arrestohet dhe përkrahësi i autorit të krimit. Në zbatim të urdhërit të Prokurorit, Sektori kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Ishull, Lezhë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: • Ilir Hallunaj 45 vjeç, banues Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me shkresë Nr.497 datë 19.03.2016, ka filluar proçedimin penal ndaj tij për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279/2 të Kodit Penal. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 19.03.2016, në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër ku shtetasi Ilir Hallunaj ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë “thikë” shtetasin me iniciale B. G. 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu kapet dhe ndalohet përkrahësi i autorit të krimit shtetasi: • Shpetim Qerimi 43 vjeç, banues në Ishull, Lezhë. I cili e ka fshehur dhe strehuar për disa ditë në banesën e tij në Ishull, Lezhë, autorin e krimit shtetasin Ilir Hallunaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasit Ilir Hallunaj për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279/2 të Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasit Shpetim Qerimi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDËNOHET ME 40 VJET BURG RADOVAN KARAXHIÇ
Artikulli tjetërNGJARJET NË BRUKSEL, JA PAMJET 3D TË SULMEVE QË SHOKUAN BOTËN