Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm në qytetin e Rrëshenit.
Viktimë e këtij atentati ka mbetur Saimir Jaku, ish –drejtor i tensionit të lartë për zonën e veriut. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 9:35 në një lokal në qendër të qytetit. Dy persona të maskuar ende të paindentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij. Mësohet se Saimir Jaku ishte shkarkuar një javë më parë nga detyra e tij në OSHEE Rrëshen. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.