Troshani humbi në garën për rektor, përballë Bekteshit.

Ish-kandidatja për postin më të madh drejtues në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka reaguar dy ditë pas daljes së rezultateve ku fitues për postin e rektorit u shpall Adem Bekteshi. Sipas Troshanit, ditën e votimit ka patur parregullsi në listat e zgjedhjeve për postet drejtuese të USH-së. Gjithashtu Arjeta Troshani thotë se ka dërguar kërkesë për pavlefshmëri në Fakultetin e Drejtësisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja. Në këtë dalje për mediat, ish-kandidatja denoncon presionet që sipas saj u janë bërë studentëve dhe thotë se për këtë fakt ka njoftuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLEZHË, EKZEKUTOHET PETRIT DUSHI
Artikulli tjetërPUBLIKOHET KALENDARI I MIQËSOREVE TË KOMBËTARES NË KUADËR TË “EURO 2016”