Nje banese eshte shkrumbuar nga flaket e zjarrit rreth ores 22:30 ne qender te qytetit te Shkodres.
Ngjarja eshte regjistruar ne lagjen Dugajt e Reja ne Shkoder, ku nje banese dy kateshe eshte perfshire nga flaket e zjarrit. Pavaresisht nderhyrjes se forcave te zjarrfikeses se Shkodres, gjithcka ka qene e pamundur per te shuar flaket e zjarrit. Era e forte, ka favorizuar perhapjen e flakeve te zjarrit ne banesen dy kateshe ne kete lagje te vjeter te qytetit te Shkodres. Si rezultat i eres e cila ka favorizuar perhapjen e flakeve te zjarrit, jane rrezukuar per disa momente edhe banesa te tjera aty prane por nderhyrja e forcave te zjarrfikeses ka bere te mundur neutralizimin e flakeve te zjarrit. Dy mjete zjarrfikese dhe efektive te policise se Shkodres kane qene ne vendin e ngjarjes, nderkohe qe tashme kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve qe shkaktuan kete vater zjarri prane kesaj banese e cila ishte e braktisur dhe nuk banohej nga askush. Dyshimet e para flasin per nje zjarrvenie te qellimshme, megjithate grupi hetimor i ngritur ne lidhje me kete ngjarje po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ketij zjarri qe regjistrohet ne Shkoder.