Plagos me mjet të mprehtë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin; B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.

Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakDIJETARI KEFTARO NË STAR PLUS: MUSLIMANËT NUK JANË EKSTREMIST
Artikulli tjetërPËRMIRËSOHET NDJESHËM SITUATA E COVID-19 NË KOSOVË JA SA RASTE TË REJA REGJISTROHEN NË 24 ORËT E FUNDIT