Shërbimet e Drejtorisë të Policisë Vendore Shkodër në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), bënë arrestimin e shtetasit: • Besnik Demushi, 35 vjeç banues në Shkodër, me detyrë Oficer Policie.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në ambientet e Komisariatit e Policisë Shkodër pas një konflikti të çastit ka goditur me grushta punonjësin e policisë me inicialet B. K. 36 vjeç. Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Demushi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, neni 90 i Kodit Penal.

 

 

 

Artikulli paraprakJEP DOREHEQJEN DREJTORI I ALUIZNIT ARDIAN DODANI NE VEND TE DODANIT EMEROHET LUAN HARUSHA
Artikulli tjetërPERKUJTOHET 25 VJETORI I THEMELIMIT TË PD SHKODËR