Pas lajmit të rremë që u publikua në media dhe rrjete sociale për një pagesë të plotë për tarifat e plota tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, reagon Dekanati i këtij fakulteti.

Në një deklaratë për shtyp, dekanati sqaron se nuk ka asnjë njoftim të ri për pagesën e tarifave të studimit. Dekanati bën me dije se nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e fakultetit deri sa të hyjnë në fuqi aktet nënligjore.

Reagimi i plotë:
Nisur nga lajmet që qarkullojnë së fundmi në portale apo rrjete sociale, Dekanati i Fakultetit të Ixhinierisë së Ndërtimit, sqaron studentët dhe opinionin publik se:

-Nuk është e vërtetë që nga ana e Fakultetit është shpallur njoftim i ri për pagesën e tarifës së Shkollimit.

-Gjatë kësaj periudhe, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim apo publikuar ndonjë njoftim për pagesën e Tarifës së Shkollimit, pasi është në pritje të miratimit të akteve të brendshme rregullatore të organeve kolegjiale të institucionit, në zbatim të akteve të reja nënligjore që kanë hyrë në fuqi.

Ditën e sotme në mediat pranë PD dhe rrjetet sociale qarkulloi një foto për një njoftim ku iu kërkohej studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që të paguanin tarifën e plotë në masën 100% para 28-janarit 2019.

Kjo shkresë, e publikuar në media dhe e botuar në mënyrë ‘misterioze’ për studentët e Inxhinierisë nuk kishte as firmë dhe as vulë, elementë parësorë për vlefshmërinë e një letre zyrtare.

Për këtë lajm reagoi edhe kryeministri Edi Rama, që e quajti një dezinformim dhe sqaroi se pagesat do të paguhen të përgjysmuara për të gjithë, pasi në dhjetor qeveria ka miratuar tashmë një VKM.

Artikulli paraprakFIRMOSET URDHRI I RI PËR POLICËT E BURGJEVE
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME MOTOÇIKLETËN, ARRESTOHET DREJTUESI I MJETIT