3100 çështje janë regjistruar në gjykatën e apelit të Shkodrës për vitin 2016-të nga të cilat 1513 janë të mbartura nga 2015-ta.

Për 2016-ën janë gjykuar 2405 çështje ndërsa 695 janë mbartur për këtë vit. Statistikat i bën të ditura kancelarja e gjykatës së apelit Greta Laloshi. Në gjykatën e apelit një gjyqtar ka deri në më shumë se 100 çështje dhe kjo për kancelaren Laloshi konsiderohet si nja ngarkesë.

Kancelarja Laloshi thotë se qytetarët kanë një mungesë besimi tek drejtësia por ky është një perceptim i tyre. Një vëmendje mbylli fjalën e saj kancelarja e gjykatës së apelit i është kushtuar transparencës me publikun ndërsa tha se aksesi në gjykatë nuk duhet të konfondohet me ndihmën ligjore.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH AMBASADORËT E BE, I PRANISHËM EDHE LU
Artikulli tjetërBASHA: XHAFAJ MINISTËR VETËM MBI TRUPAT TANË