Të afërm, miqë dhe kolegë i dhanë lamtumirën aktorit shkodran Enver Hyseni.

Aktori Hyseni u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare si shkak i një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh. Një humbje e madhe për artin shqiptar e cilësojnë kolegët e tij ndarjen nga jeta të artistit ndërkohë që kujtojnë disa nga çastet e bukura që kaluan sëbashku….

Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ai studio në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtër duke i ndërprerë për arsye ekonomike. Më 1975 nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa doli në pension në vitin 2016. Në këtë periudhë dyzetvjeçare Enver Hyseni luajti më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Zëri tipik dhe mënyra e përshtatjes e bënë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive. Jetën e tij në skenë e mbylli me monodramen e shkruar nga shkrimtari Stefan Çapaliku “Dome”. Në rolin e tij të fundit, Enver Hyseni zgjodhi që të jetë vetja, duke rrëfyer jetën e tij si aktor, por edhe si njeri. Shfaqja ishte pasqyrë e një realiteti tragjikomik në varfëri e herë në lavdi ku zhvillohet jeta artistike shqiptare.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA U PËRKET TË RINJVE”, META POSTON FOTON ME ANËTARIN E RI TË PL-SË: ERDHI ME SHUMË DËSHIRË PËR T’U BËRË PJESË E JONA
Artikulli tjetërFERMERI I CILI PRODHON VAJIN E ULLIRIT PËR TË MOS EMIGRUAR