MARK KAFTALLI LA PAS DHIMBJE POR MBI TË GJITHA NJË PASURI TË PAVDEKSHME. U percoll me nderime, lutje, kenge e lot per ne banesen e fundit Mark Kaftalli. Violinisti, kompozitori dhe dirigjenti nderroi jete ne moshen 81 vjecare duke lene pas shume dhimbje por njekohesisht nje pasuri te madhe per artin kombetar.

Shkodra humbi birin e saj por arti humbi kompozitorin e mbi 750 kengeve te muzikes qytetare popullore si dhe per femije, drejtuesin e orkestres se estrades profesioniste per 30 vite,  mesuesin e violines qe kaloi nder duar breza te tere artistesh shkodrane. Mark Kaftalli per arritjet dhe punen e suksesshme ne fushen e artit eshte dekoruar me urdhrat “Naim Frasheri” i klasit te dyte dhe te pare. Ne vitin 2005 nderohet nga bashkia Shkoder me titullin “Mirenjohja e qytetit” ndersa ne vitin 2012 nderohet me diplomen mirenjohje ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise. Familjare, te aferm, miq, kolege, artiste, perfaqesues te pushtetit qendror e lokal ishin te pranishem ne lamtumiren e fundit te ikones se muzikes shqiptare.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/s4W7QMT9yEc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA SHËNON FITORE TË DYFISHTË
Artikulli tjetër“NË KUJTIM DHE NDERIM TË NËNË TEREZËS”