Kombëtarja shqiptare ka barazuar me Gjeorgjinë në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” ku ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 ku miqtë shënuan të parët me anë të Kashia në minutën e 2-të.
Ndërkohë në pjesën e dytë Chanturia dyfishoi rezultatin për kombëtaren gjeorgjiane dhe e çoi atë në 0-2 me anë të një goli të shënuar në minutën e 53-të. Kur mendohej se gjithcka kishte përfunduar Shqipëria bëri atë që jo të gjithë e prisnin, shënon në minutat e fundit të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Basha në minutën e 89-të ndërsa më pas Cikalleshi në minutat shtesë, në të 94-tën, arriti ta çonte në baraspeshë rezultatin duke shënuar një super gol. Kjo është ndeshja e fundit që kombëtarja shqiptare do të luajë për këtë vit historik dhe për të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë t’i thonë lamtumirë stadiumit që ka shërbyer si arenë e shumë betejave jo vetëm të kombëtares por edhe të klubeve shqiptare.