Ramadan Bigza, gazetari shkodran që u nda më mënyrë të papritur nga jeta në Greqi është përcjellë për në banesën e fundit. Në hollin e këshillit të qarkut, miq, shokë, të njohur e të afërm i dhanë lamtumirën Danit.
Ramadan Bigza u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një karriere të pasur në fushën mediatike duke kontribuar brenda dhe jashtë vendit në një sërë gazetash dhe duke u bërë edhe zëri i mijëra emigrantëve shqiptar në Greqi.