Gëzuar Vitin e Ri 2016! Prej pak çastesh kemi lënë pas 2015-n dhe kemi hyrë në një tjetër vit, për të cilin urojmë që të jetë më i mirë, të sjellë më shumë gëzime dhe lumturi në familjet tona, të gjithësecilit prej nesh.  Po lëmë pas një vit të mbushur me gëzime, suksese, por edhe dështime e hidhërime.

Sepse e tillë është vetë jeta, me lumturi dhe ndonjë lot. Të shpresojmë dhe urojmë që 2016 të sjellë më shumë gëzim e lumturi sesa ky vit që sapo iku. Pra, le të jetë ky vit i ri një vit i suksesshëm për të gjithë, për këdo, këtu në Shqipëri dhe kudo ku jeton. Shpresojmë dhe urojmë që viti 2016 të sjellë më shumë begati për të gjithë, të krijojë një mjedis më të shëndetshëm social dhe ekonomik për çdo shqiptar, brenda apo jashtë kufijve zyrtarë të Republikës së Shqipërisë; të jetë një vit që të përmirësojë ekonomitë tona familjare dhe në tërësi, atë të të gjithë vendit.

Artikulli paraprakSPEKTAKËL FISHEKZJARRESH NË TË GJITHË BOTËN
Artikulli tjetërSTAR PLUS TV, GËZUAR TË GJITHËVE VITIN E RI 2016-të